Kuvendi debaton sot për organizimin e arsimit situatën e pandemisë
Prishtinë, 3 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, ndërsa pas përfundimit të tij të fillojë seanca e re.
Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të vijohet me shqyrtimin e propozimit për një kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe propozim vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.
Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance, e cila pritet të zhvillohet nesër në të cilën do të jetë interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.