Kuvendi debaton sot lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit
Prishtinë, 7 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancën e rregullt plenare në të cilën do të debatoj në lidhje me veprimet e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit.
Seanca e së mërkurës do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetjet parlamentare.
Pas këtyre pikave, pikë e radhës së rendit të ditës të jetë propozim - rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.
Seanca e rregullt do të vijojë me debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit, sipas propozimit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas debatit parlamentar, seanca do t’i vijojë punimet me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020; shqyrtimin e Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020, dhe shqyrtimin e Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020.