Kuvendi debaton për UP-në
Prishtinë, 6 shkurt - Pas kërkesës së grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës do të debatoj sot në seancë plenare lidhur me zhvillimet në Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina.
Kuvendi po ashtu sot do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar Sharri.
Në seancën e sotme Kuvendi do të emëroj një anëtari në Bordin e RTK-së si dhe do të bëj zgjedhjen e Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e kryesuesit dhe të anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.