Kuvendi debaton për situatën e sigurisë në vend
Prishtinë, 19 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon sot seancën plenare në të cilën do mbahet debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
Kuvendi po sot do te mbajë seancën e re plenare në të cilën do të shqyrtojë Projektligjiin për Turizmin, Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq, pika për zgjedhjen e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit, është shtyrë për një nga seancat e radhës.
Pas përfundimit të punimeve të kësaj seance do të vijohet me punimet e seancës së papërfunduar të datës 14 prill, përkatësisht me debatin parlamentar për sigurinë në vend.