16 Janar 2025

Kuvendi debaton për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Prishtinë, 31 maj - Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenare në të cilën do të zhvillojë debat parlamentar lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ky debat mbahet në bazë të kërkesës së deputetit të LDK-së  Lutfi Haziri i cili pret që të ketë mbështetjen e të gjithë kolegëve deputetë kur të kërkojë që shtatë rekomandimet e tij për sigurimin e të drejtave të përkthehen në Rezolutë.

Një dokument i tillë sipas Hazirit do të vendoste raporte krejtësisht të reja mes Kosovës dhe qytetarëve të saj në Luginë duke kaluar nga mbështetja deklarative në atë institucionale për ta.

Kjo sipas tij është mjet i mirë që Kryeministri të marrë në Bruksel edhe t'ia tregojë homologut të tij serb që qytetarët shqiptarë atje janë të pakënaqur dhe natyrisht se Serbia detyrimisht do të duhej të vendos diskriminim pozitiv atje.

"Po them detyrimisht sepse sa më afër BE-së është Serbia kushtëzimi i saj do të jetë më i madh, ka thënë Haziri.
 
Ai është i bindur se çështja e shqiptarëve në Lindje do të zgjidhet vetëm atëherë kur Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të figurojnë Brenda hartës së Kosovës.

Ndër shtatë rekomandimet e tij, Haziri ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, që të obligojë Qeverinë e Kosovës të hapë një Zyre në Prishtinë dhe në Gjilan për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes së tyre në Luginë dhe atyre të cilët janë shpërngulur nga atje.

Në fund kërkohet që të rritet edhe bashkëpunimi në mes të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësueseve të shqiptareve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në përputhje me vullnetin e shprehur në referendum për të drejtën e bashkëngjitjes me Kosovë.
 
Kuvendi gjatë ditës së sotme po ashtu do të mbajë sencë për shënimin e 14-vjetorit të rënies së Heroit, Rasim Kiçina dhe të 24- vjetorit të rënies së Dëshmorit, Ali Ajeti

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)