Kuvendi debaton për raportin e progresit për Kosovën
Prishtinë, 20 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës do te mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës.
Kjo seancë është thirrur sipas kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues të cilët kanë kërkuar të debatohet lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës.
Komisioni Evropian te martën ka publikuar Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas raportit të progresit, Shqipërisë dhe Maqedonisë i është hapur rruga për të nisur negociatat për pranim në Bashkim Evropian, ndërsa Kosova ende duhet të luftoj krimin dhe korrupsionin e çështje të tjera,
Raporti i Progresit eshte instrument me ane te te cilit Komisioni Evropian e mat progresin e nje vendi ne permbushjen e agjendes evropiane brenda vitit kalendarik.