Kuvendi debaton për Radio Televizionin e Kosovës
Prishtinë, 26 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën plenare në të cilën pos pikave tjera do të mbaj edhe një debat parlamentar për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).
Po gjatë kësaj seance Kuvendi bën shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Projektin për Efiçiencën e Energjisë dhe Energjinë e Ripërtëritshme si dhe shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin për reformën shëndetësore.
Gjithashtu Kuvendi sot bën shqyrtimin e Raportit të Auditimit të sistemeve të Prokurimit në Sektorin shëndetësor.
Po në këtë seancë pritet të zgjedhjet Avokati i Popullit dhe shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.