Kuvendi debaton për punën njëqind ditore të Qeverisë
Prishtinë, 2 gusht - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë.
Gjatë kësaj seance deputetët do të shqyrtojnë propozim-vendimin për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik.
Në vazhdim të seancës po ashtu do të behët zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.