19 Janar 2025

Kuvendi debaton për privatizimin e dy ndërmarrjeve

Prishtinë, 20 janar - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të parë të sesionit pranveror, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën  merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që këtë të enjte të mbahet seanca e parë e rregullt parlamentare e këtij sesioni.

Pas procedimit me pikat e përhershme të seancave të rregullta:koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe  koha për pyetje parlamentare, deputetët në këtë seancë do të zhvillojnë dy debate parlamentare: debat parlamentar për procesin e privatizimit të Fabrikës së Amortizatorëve në Zonën  Industriale të Prishtinës, dhe  debat  parlamentar për procesin e privatizimit të Fabrikës për Prodhimin e Gypave në Ferizaj.

Kërkesën për debatin e parë e ka shtruar deputeti Visar Ymeri, kurse për të dytin, deputeti,  Elmi Reçica, të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë nënshkrues.

Në të njëjtën seancë deputetët do të kenë rastin të dëgjojnë  Raportin e Qeverisë së Kosovës për ecurinë e procesit të  negocimit të  Marrëveshjes së  Stabilizim Asocimit, kurse në vazhdim pritet të shqyrtohet Rekomandimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur  me raportet e auditimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Agjencionin Kosovar për Produkte Medicinale, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës , si dhe Raporti i auditimit mbi menaxhimin e mbeturinave medicinale për vitin 2012.
Në përfundim të seancës pritet një votë formale e deputetëve për miratimin e propozimit të Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Duke e shqyrtuar Programin Legjislativ i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2014, Kryesia ka ngarkuar komisionet parlamentare që, mbi bazën e këtij Programi  dhe të propozimeve të  veta, t’i hartojnë planet e punës periodike dhe programin e punës së  komisioneve për vitin 2014, deri më 29 janar 2014. Në këtë kuadër Kryesia kërkon nga  Komisioni për Legjislacion, që në programin e punës për     vitin 2014, të përfshijë hartimin e Projektligjit për Kuvendin e Republikës  së Kosovës.  Drejtoria e Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale   ngarkohet , ndërkaq,  që në bazë të Programit legjislativ të Qeverisë së Kosovës dhe planeve të  punës së komisioneve parlamentare, ta hartojë Propozim-Programin e    punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2014, deri më 3 shkurt 2014, i cili me  propozim të Kryesisë së Kuvendit do t’i procedohet seancës plenare për miratim.   

Kërkesën për mbajtjen e një seance të veçantë kushtuar Çmimit të OKB-së për të drejtat e njeriut (që në nëntor të vitit 2013 i është ndarë shtetases sonë nga Mitrovica, Hilmnijeta Apuk), i është deleguar Komisionit për të Drejtat e Njeriut... për të përgatitur raportin me rekomandime.

Lidhur me  Propozim-Vendimin e  Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kryesuesit dhe  anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kryesia ka kërkuar mendimin profesional të Drejtorisë për çështje ligjore dhe procedurale.

Kryesia  është njoftuar me vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për zëvendësimin e deputetit, Liburn Aliu, me deputetin e ri të VV-së, Faton Topali.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)