Kuvendi debaton për pagat në sektorin publik
Seanca do të fillojë me pikën e zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetje parlamentare.
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-073 për ratifikimin e këmbimit të Notave Diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jetë pikë e radhës, ndërsa më pas do të shqyrtohet edhe
Projektligji nr. 08/L-068 për ratifikimin e “Amendamentimit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, si dhe Projektligji nr.08/L-069 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrës përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbi programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë.
Seanca do të vijojë me shqyrtimin e parë të katër projektligjeve: Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, Projektligjit për pijet e forta alkoolike, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturina, si dhe Projektligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Për herë të dytë, ndërkaq, pritet të shqyrtohet Projektligji për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2022, do të jetë pikë e radhës e rendit të ditës, për të vijuar me shqyrtimin e raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020.
Seanca pritet të përfundojë me debatin parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.