Kuvendi debaton lidhur me veprimtarin e Eulex-it
Prishtinë, 22 korrik - Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancen ku do të bëjë shqyrtimin e disa projektligjeve si dhe debatin lidhur më kërkesen e deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga 5 deputetë nënshkrues për debat parlamentar lidhur me veprimtarin e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës.
Në këtë seancë do të bëhët shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale.