Kuvendi debaton lidhur me gjendjen e sportit në Kosovë
Prishtinë, 14 shkurt - Kuvendi i Republikës së Kosovës zhvillon sot sencën plenare ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i tetë projektligjeve.
Një nga çështjet që pritet të diskutohet gjatë seancës do të jetë edhe gjendja e sportit në Kosovë dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Po ashtu sipas kërkesës së deputetit Bekim Haxhiu, i mbështetur edhe nga 19 deputetë, kuvendi debaton lidhur me gjendjen e sportit në Kosovë.