19 Janar 2025

Kuvendet e Komunave janë mbajtur në pajtim me Ligjin

Prishtinë, 13 janar - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përfunduar procesin e monitorimit dhe të vlerësimit të ligjshmërisë për seancat inauguruese të mbajtura në Komunën e Leposaviqit, Mitrovicës Veriore, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

 
Me këtë rast ka konstatuar që të gjitha Kuvendet e Komunave janë mbajtur në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe që mund të vazhdojnë të realizojnë mandatin e tyre bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

 
Po ashtu, është konstatuar që Kryetarët e Komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë përfunduar me sukses dhënien e betimit dhe që mund të vazhdojnë të realizojnë mandatin e tyre në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

 
Në seancën inauguruese të së shtunës, Kryetari i zgjedhur i komunës së Mitrovicës Veriore ka dështuar të japë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Ministria e Administrimit të Pushtetit, do të ndërmarrë veprimet ligjore dhe do t’a njoftojë Presidenten e Kosovës  për ndërmarrjen e veprimeve për shpalljen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, ashtu siç parashihet me legjislacionin e zbatueshëm të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)