Kuvend sot diskuton pë planin e veprimit kundër korrupsionit
Prishtinë, 11 shkurt - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot po zhvillon mbledhjen plenare, në të cilën do të shqyrtohen tri pika të rendit të ditës.
Gjatë kësaj mbledhjeje, të thirrur me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së, do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale.
Kuvendi po ashtu do të diskutoj edhe pë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe Propozim-strategjia dhe Plani i Veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013-2017.