Kuvend debaton për Projektligjin e shëndetësisë
Prishtinë, 28 qershor - Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë të rregullt plenare për shqyrtuar tri projektligje: shqyrtohen për herë të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për letërnjoftim, ai për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji, si dhe Projektligji për shëndetësi.
Ligjvënësit do të votojnë për Raportin e Punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, për vitin 2011, i shqyrtuar gjatë seancës së kaluar.
Po në këtë seancë do të shqyrtohet Propozim vendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve në Bordin e Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave, si dhe formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.