02 Maj 2024

Kuvajti premton që së shpejti do ta njohë shtetin e Kosovës

Prishtinë, 8 tetor - Kryetari i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit Jassem Mohammad Al Kharafi, në krye të një delegacioni parlamentar, arriti sot në  një vizitë dyditëshe në Kosovë.

Në Aeroportin e Prishtinës delegacionin kuvajtian e priti dhe i uroi mirëseardhje nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, i cili ishte i shoqëruar nga Mohammad Fadel Khalaf, ambasador i Kuvajtit në Bosnjë-Hercegovinë, Rexhep Boja, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite dhe Ismet Krasniqi, sekretari i Kuvendit të Kosovës.

Kryetarit të Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Al Kharafi, iu organizua një pritje solemne në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ndërsa pastaj u mbajt një takim kokë më kokë i kryeparlamentarëve respektiv të Kosovës dhe Kuvajtit.

Pas këtij takimi  Al Kharafi u nënshkrua në librin e vizitorëve.
Pas këtyre ceremonive dhe këtij takimi kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, priti në takim, ku ishin edhe nënkryetarët e Kuvendit Xhavit Haliti e Sabri Hamitit, delegacionin nga Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, në krye me Jassem Mohammad Al Kharafi.

Në prononcimin për media   kryekuvendari Krasniqi theksoi se Kuvendi i Kosovës ishte i nderuar që kishte si mysafir delegacionin parlamentar të Kuvajtit.

Kjo vizitë dhe vizita e delegacionit parlamentar të Kosovës në Kuvajt tregojnë për miqësinë që po forcohet ndërmjet dy vendeve.

Në këtë kontekst, “ne në fakt themi se Kuvajti e ka njohur Kosovën, por se këtë duhet të formalizojë Qeveria e Kuvajtit që presim të bëjë së shpejti për të hapur edhe më tej udhët e bashkëpunimit”, theksoi kryetari Krasniqi.


Kryeparlamentari kuvajtian Jassem Mohammad Al Kharafi u falënderua për pritjen e ngrohtë që iu bë duke theksuar se bashkëpunimi në mes parlamenteve duhet të jetë shembull edhe për institucionet tjera. Këtij bashkëpunimi mjaft të frytshëm i kontribuan edhe vizitat reciproke Kosovë- Kuvajt.  

“Kemi pasur kënaqësinë e veçantë që vitin e kaluar kryetari i Parlamentit të Kosovës vizitoi Kuvajtin dhe pati nderin që ta takojë edhe Princin e Kuvajtin, Sabah el Ahmed.”

Në atë kohë, sipas tij kryetari i Parlamentit të Kosovës e pati pyetur Princin e Kuvajtit se kur do ta njohë Kosovën. Me kënaqësi dhe sinqeritet përgjigjja e Princit ishte se ne po presim rezultatin e Gjykatës Ndërkombëtare.

“Dhe në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, para disa javësh, ka pasur një takim ndërmjet dy kryeministrave: kryeministrit të Kuvajtit dhe kryeministrit të Kosovës. Kryeministri i Kuvajtit ia  ka bërë të ditur kryeministrit të Kosovës se posa të kthehet në Kuvajt, do të ketë një takim me ministrat e vet dhe do ta bëjë publike edhe njohjen e Kosovës. Kryeministri i Kuvajtit më ka njoftuar se udhëzimet e Princit të Kuvajtit kanë qenë dhe janë drejt njohjes së Kosovës dhe në ditët e caktuara, të ardhshme, do të jetë edhe njohja e Kosovës zyrtarisht.”

“Shpresoj që të kemi dobi të dyja vendet, para njohjes, edhe pas njohjes. Shpresoj që të mos humbim kohë, si dy vende, që praktikisht të fillojmë me hapa konkretë, drejt zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.”

“Ne biseduam me kryetarin e Kuvendit edhe për bashkimin ndërmjet anëtarëve të të dy parlamenteve, dhe po ashtu kemi biseduar që anëtarët e të dy parlamenteve duhet të nxitojnë që ta kompensojnë kohën e kaluar para njohjes së Kosovës, në mënyrë që këto marrëdhënie të forcohen, menjëherë pas njohjes”, theksoi kryeparlamentari kuvajtian.”

Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit në vijim tha se ka pasur kënaqësinë e veçantë që vitin e kaluar kryetari i Parlamentit të Kosovës vizitoi Kuvajtin, i cili pati nderin që ta takojë edhe Princin e Kuvajtit, Sabah el Ahmed. Në atë kohë, kryetari i Parlamentit të Kosovës e pati pyetur Princin e Kuvajtit se kur do ta njohë Kosovën. Me kënaqësi dhe sinqeritet përgjigjja e Princit ishte se “ne po presim rezultatin e Gjykatës Ndërkombëtare”.

“Në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, para disa javësh, ka pasur një takim ndërmjet dy kryeministrave: kryeministrit të Kuvajtit dhe kryeministrit të Kosovës. Kryeministri i Kuvajtit ia ka  bërë të ditur kryeministrit të Kosovës se posa të kthehet në Kuvajt, do të ketë një takim me ministrat e vet dhe do ta bëjë publike edhe njohjen e Kosovës.”

“Kryeministri i Kuvajtit më ka njoftuar se udhëzimet e Princit të Kuvajtit kanë qenë dhe janë drejt njohjes së Kosovës dhe në ditët e caktuara, të ardhshme, do të jetë edhe njohja e Kosovës zyrtarisht. Shpresohet të kenë dobi të dyja vendet, para njohjes, edhe pas njohjes, theksoi kryetari i Parlamentit të Kuvajtit.”

Në vijim Jassem Mohammad Al Kharafi theksoi se në ditët e ardhshme do të ndodhë njohja, ndërsa nga kjo do të kenë dobi të dy vendet.”Duhet të ecim me hapa të konkret në thellimin e bashkëpunimit. Në këtë aspekt i pret një angazhim i madh posaçërisht deputetët e të dyja parlamenteve, të cilët duhet të kompensojnë atë që është humbur deri në njohjen e Kosovës. Shumë shpejt pas njohjes së Kosovës duhet të pasojnë edhe vizitat reciproke nga udhëheqjet e të dy vendeve për të kompensuar atë që është humbur”, theksoi kryeparlamentari Al Kharafi.

Ndërkaq, në pyetjen se kur pikërisht do të ndodhë njohja, ai u përgjigj se në ditët e afërta do të ndodhë njohja, ndërsa dita e saktë e njohjes i mbetet  Qeverisë së Kuvajtit. Duke u përgjigjur në një pyetje  rreth takimit që kishte pasur në këtë rrugëtim drejt Kosovës me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeparlamentari kuvajtian tha se kishte kënaqësinë që kishte takuar presidenten kosovare, e cila si tha ai, e kishte inkurajuar për thellim të bashkëpunimit.

Duke folur rreth disa hapave më konkret të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kuvajtit pas njohjes së Kosovës ,  Jassem Mohammad Al Kharafi theksoi  se së pari do të këmbehen vizita e pastaj do të fillojnë arritja e marrëveshjeve tregtare dhe investive, që do të rregullohen ndërmjet qeverive. Në këto punë do të zhvillohen nëpërmjet Fondit Kuvajtin për zhvillim, përkatësisht Qeverisë së Kuvajtit.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)