20 Janar 2025

Kushtetuta e Kosovës personave aftësi të kufizuara u garanton të drejtat

Mitrovicë, 30 maj – Në kuadër të Një Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve,   Njësia për të drejta e njeriut e administratës komunale, ka organizuar aktivitet njëditor për personat me aftësi të kufizuara. 


Koordinatori i kësaj Njësia, Fitim Rama, ju ka folur personave me aftësi të kufizuara për të drejtat që ju garantohen me konventat ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e ligjet e Kosovës, si dhe për përpjekjet që po bënë komuna për të mbështetur këtë kategori të qytetarëve të saj, duke siguruar kushte sa më të mira për jetë, edukim e shkollim.

Rama bëri të ditur, se përveç aktiviteteve në teren për këtë kategori qytetarësh, komuna ka ndihmuar financiarisht edhe OJQ “Asociacioni i grave për të drejtat e njeriut”, për përgatitjen për shfaqje të  një drame për qytetarët me aftësi të kufizuara.

Drejtori i Drejtorisë së administratës së Përgjithshme, Avdullah Bejtullahu, tha se ndjehet mirë që kësaj kategorie të qytetarëve, komuna ju ka ndihmuar, sadopak me organizimin e këtij aktiviteti njëditor. 


“Ndonëse ka vështirësi të mëdha buxhetore, komuna ka ndarë mjete për organizimin e këtij aktiviteti njëditor, me qëllim që të shënohet Dita e Fëmijëve dhe që personat me aftësi të kufizuar të takohen, të shoqërohen e të bisedojnë për çështje të ndryshme dhe në këtë mënyrë të relaksohen sadopak. Ne i kemi ndërmend gjithmonë këta persona dhe po bëjmë mjaftë përpjekje që të ndihmojmë në forma të ndryshme për t’ua lehtësuar sadopak jetën atyre”, ka thënë ai.

Përfaqësuesja e HANDIKOS-it, Elheme Jashari, u shpreh mirënjohëse ndaj atyre që e kanë organizuar aktivitetin njëditor të personave me aftës të kufizuar.


 “Kjo ka rëndësi të madhe për këtë persona, sepse nj ditë qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, shoqërohen dhe luajnë dhe në këtë mënyrë ata marrin energji pozitive për të vazhduar jetën e tyre, të cilin komuna po mundohet t’ua lehtësoj, por që duhet shumë më tepër angazhim i përgjithshëm i shoqërisë dhe institucioneve për mbështetje të kësaj kategorie të qytetarëve”, ka thënë ajo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)