30 Prill 2025

Kushtetuta e Kaçanikut vendosi themelet e shtetit

Prishtinë, 7 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 25 vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës e vitit 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, i ka uruar të gjithë qytetarët për këtë ditë të shënuar në historinë e shtetit të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se 7 Shtatori është një prej datave më të rëndësishme në rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

Kryeministri Mustafa poashtu theksoi se aprovimi i Kushtetutës së Kaçanikut, vendosi themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe dëshmoi vendosmërinë e pathyeshme të qytetarëve të Kosovës për të realizuar aspiratat e tyre shtetformuese.

Me këtë rast jubilar, kryeministri Isa Mustafa  ka përkujtuar dhe ka shprehur mirënjohje edhe për deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët në rrethana tejet të vështira miratuan Kushtetutën e Kaçanikut

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)