Kushtetuesja, vendos brenda javës
Prishtinë, 22 korrik - Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar lëndën e depozituar për shqyrtim nga ana e deputetëve të grupit parlamentar të PDK-së, të cilët kanë kontestuar zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit.
Në një përgjigje për Top Channel, Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar pranimin e lëndës ndërsa gjyqtarët e këtij institucioni ende nuk janë takuar për të vendosur për pezullimin e përkohshëm të funksionimit të Kuvendit, siç kanë kërkuar parashtruesit e ankesës.
Gjatë kësaj jave, ekipi i gjyqtarëve që do të trajtojë lëndën e Kuvendit dhe pritet të vendosë nëse kryeparlamentari Isa Mustafa mund të thërrasë mbajtjen e ndonjë seance, apo do të vendosin që ta ngrijnë postin e tij deri në përfundim të procesit gjyqësor në Kushtetues