22 Janar 2025

Kushtetuesja ua mohon deputetëve të deklarohen për Specialen

Prishtinë, 19 gusht -  Pas kontestimit të amendamentit për Gjykatën Speciale, institucionet shtetërore kanë shkëmbyer korrespodenca.

Nëpërmjet një shkrese që e ka përcjellë në Kuvend këtë të premte, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar kryeparlamentarin Veseli se mund të ofrojë opinion për amendamentin për Specialen, të cilin e konteston opozita.

Është ky një standard i ri i vendosur nga Gjykata, shkruan gazeta.

Kjo për shkakun se deri tash për secilin vendim të kontestuar të Kuvendit, të drejtë për të dhënë opinione ka pasur secili nga 120 deputetët.

Anëtarët e Kuvendit e kualifikojnë si shkelje këtë përcaktim të Kushtetueses.

/Koha Ditore/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)