19 Janar 2025

Kushtetuesja refuzon kërkesën e opozitës për zgjedhjen e presidentit

“Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113.5 të Kushtetutës, të nenit 27 dhe nenit 42, paragrafi 1.3, të Ligjit dhe në mbështetje të rregullave 36 (1) (d), (2) (d) dhe 55 (4) të Rregullores së punës, me 21 mars 2016, më shumicë votash VENDOS I. TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme; II. TA REFUZOJË kërkesën për mase të përkohshme; III. TA REFUZOJË kërkesën për dëgjim publik; IV. T\'UA KUMTOJË këtë vendim palëve; V. TA PUBLIKOJE këtë vendim në Gazetën Zyrtare, ne pajtim me nenin 20. 4 te Ligjit; VI. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, është thënë në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Me këtë vendim Thaçit i hapet rruga për t’u ulur në zyrën e presidentit pa pasur probleme ligjore.
Hashim Thaçi është zgjedhur president më 26 shkurt 2016. Thaçi i kishte marrë 71 vota të deputetëve.

Në fillim të muajit mars tri partitë opozitare Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kishin dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën e cila kontestonte zgjedhjen e Hashim Thaçit, president të Kosovës.

Opozita vlerësoi se janë shkelur procedurat në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit. Një nga shkeljet e detektuara sipas opozita është prania e 120 deputetëve në sallë e në fakt, aty ishin 119, ngaqë Ramush Haradinaj ka dorëzuar mandatin një seancë më herët.

Këtu mund ta gjeni vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese 


http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ko_47_16_shq.pdf

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)