Kushtetuesja publikon vendimin e plotë
Prishtinë, 26 gusht - Gjykata Kushtetuese e ka publikuar vendimin e plotë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në të cilën Isa Mustafa ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit.
Kushtetuesja në vendimin e saj, ka sqaruar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur më 17 korrik, ka qenë jokushtetuese dhe rrjedhimisht zgjedhja e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit, ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.
Vendimi Nr. 05-V-001, i 17 korrikut 2014 është jokushtetues, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe për nga përmbajtja, pasi nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi kryetarin e Kuvendit dhe, rrjedhimisht, është i pavlefshëm, është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Lexojeni vendimin e plotë të Gjykatë Kushtetuese në linkun e e mëposhtëm: