Kushtetuesja çon vendin në zgjedhje
Prishtinë, 25 gusht - Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj përfundimtar, duhet ta përcaktojë qartë se kujt i takon ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, nëse partia e parë dështon, në të kundërtën vendit do të shkojë drejt zgjedhjeve.
Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk sqaron me mjete juridike se çka do të ndodhë nëse në raundin e parë partia që llogaritet si fituese e zgjedhjeve, PDK-ja, nuk e kalon me 61 vota kandidatin e vet, a do të ketë të drejtë që grupi më i madh parlamentar ta nominojë një kandidat tjetër apo vendi automatikisht shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, ka thënë analisti, Halil Matoshi.
/Zëri/