Kushtetueja jep dritën e gjelbërt për fundin e pavarësisë së mbikëqyrur
Prishtinë, 6 qershor - Gjykata Kushtetuese e Kosovës jep dritën e gjelbërt për fundin e pavarësisë së mbikëqyrur nga ndërkombëtarët.
Ky institucion është pajtuar për 21 nga 22 amandamentet e propozuara nga qeveria të cilat kanë të bëjnë me heqjen e kompetencave për praninë civile ndërkombëtare.
Kështu aprovohet edhe heqja e rezervimit te 20 vendeve ne kuvend për komunitetet pakicë në parlamentin e Kosovës.
Pas kesaj, partite e pakicave do te perfaqesohen ne parlament me numrin real te deputeteve qe fitojne gjate zgjedhjeve dhe jo me kuotat e percaktuara deri më sot, cka i bente te kishin Kuvend kuoten perkatese plus numrin e deputeteve te bazuar mbi votat e marra.
Ndryshimet kushtetuese prekin edhe vet Gjykatën Kushtetuese në të cilën nëntë anëtarët e saj do të jenë kosovarë.
Po kështu Auditori i Përgjithshëm i Kosovës do të jetë vendor e jo si deri më tani ndërkombëtar i emëruar nga Shefi i ICO-së. Me ndryshimet që pritet të bëhen, Guvernatori i Bankës qendrore te Kosovës nuk ka nevojë të zgjidhet më me pëlqimin paraprak të Shefit të ICO-së.
Gjykata ka pasur për detyrë të vlerësojë nëse ndonjë nga amendamentet e propozuara pakëson ndonjë të drejtë dhe liritë e garantuara me Kushtetutë.
Nga 22 amendamentet, Gjykata vlerëson se vetëm njëri nga ta, amendamenti 17, pakëson të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ky amendament i referohet Nenit 156 të Kushtetutës që flet për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit.
Propozimet e Qeverisë për amendamentimin e Kushtetutës nuk do të shkojnë për aprovim në Kuvend përderisa Grupi Drejtues Ndërkombëtarë të vendosë për mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe të shuajë postin e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtare të cilin e mban Pieter Feith.
Përfaqësuesit e shteteve të grupit drejtues ndërkombëtar pritet të mblidhen me dy korrik për të dhënë vendimin mbi përmbylljen e procesit të pavarësisës së mbikëqyrur ndërkombëtare.
/TCh/