21 Janar 2025

Kushtet e VV-së, kthehen në parime

Prishtinë, 9 shtator - Para pak ditësh njëri nga zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pati shprehur qëndrimin e subjektit që e përfaqëson se më nuk do të negociojë me partitë e Bllokut paszgjedhor rreth mundësisë për t’u bërë pjesë e koalicionit paszgjedhor. Pati thënë se tash është koha e vendimeve, e jo e fjalëve.

Të hënën, përfaqësuesit e LAN-it u takuan në Kuvend. Aty, megjithatë nuk u panë përfaqësuesit e VV-së.

Por, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë se tani janë në pritje të aprovimit të plotë, jo të “kushteve”, por të “parimeve” të vëna.

“Siç jeni në dijeni në jemi në pritje të nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes, pasi qëndrimet janë përafruar mjaftueshëm. Ne kemi sqaruar që pas zgjedhjeve të 8 qershorit që kemi filluar diskutimet për parime të një qeverisje krejt tjetër nga regjimi i Thaçit.\"

\"Pra, nuk kemi folur për kushte, por për parime e kërkesa. Në vijim të tyre, marrëveshja që pritet të nënshkruhet paraqet dakordimet gjatë këtyre diskutimeve mes të katër subjekteve për ndërrimin e kahut të politikëbërjes në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)