Kusari-Lila: Vulin nuk do të kalojë mirë në vizitën e Gjakovës
Gjakovë, 6 janar - Ministri serb Aleksandar Vulin ka paralajmëruar se do të qëndrojë në Gjakovë për të marrë pjesë në ceremoninë e festimit të Krishtlindjeve ortodokse në Manastirin e Bogorodicës në Gjakovë.
Por, nga ana tjetër, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se Vulin nuk do të kalojë mirë në vizitën që po pretendon tia bëjë Gjakovës sot, pa një kërkimfalje zyrtare për krimet e bëra gjatë luftës, ministri serb pa portofol në Qeverinë e Serbisë për Kosovën, Aleksandër Vulin.
Kryetarja e Gjakovës ia ka përkujtuar ministrit serb të bëmat e shtetit të tij ndaj popullatës civile kosovare gjatë luftës së vitit 1998, si dhe ekspozitën e fundit të familjes Bogujevci që mbajtur në Beograd.
Nga viti 1998 e deri tek masakrat e vitit 1999 shumë familje gjakovare përjetuan terrorin e familjes Bogujevci të cilin ju tani e patë në Beograd, ka shkruar Mimoza Kusari-Lila.
Në fund, ajo ka kërkuar nga ministri serb që të mos lodhet fare që ta realizojë këtë vizitë, pasi që askush nuk e trazon kishën, ndërsa, siç u shpreh ajo, ardhja jote do të ndikojë keq edhe në qetësinë e kishës ortodokse.
I bëj apel Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe Bruksel, Misionit të EULEX dhe KFOR-it, nëse misioni juaj është qetësia dhe siguria, mos e lejoni këtë ardhje, nuk është koha, nuk është vendi, ka bërë thirrje e para e Komunës së Gjakovës, Kusari-Lila.