Kusari-Lila: Sjemi si LDK-ja
Prishtinë , 30 gusht - AKR-ja në asnjë mënyrë dhe në asnjë çast nuk do ta çojë vendin dhe institucionet në pozitë të vështirë, ka thënë Mimoza Kusariu-Lila, në një intervistë për Epoka e Re.
AKR-ja nuk do të shkaktojë krizë institucionale. Ne kemi qenë ata që më herët i kemi gjykuar partitë e tjera politike kur kanë prodhuar situatë të krizës institucionale.
Mendoj se është çast i rëndësishëm për vendin, gjithashtu e rëndësishme është të këtë një mbarëvajtje institucionale dhe stabilitet institucional.
Dialog me Serbinë duhet të këtë. Një, integriteti i territorit të Kosovës është i pacenueshëm. Dy, pavarësia e Kosovës është një proces i cli është i pakthyeshëm. Dhe, tre, institucionet e Kosovës janë sovrane për vendimmarrje në këtë vend. Këtë e dinë edhe pushtetarët e Serbisë, por nuk mund ta pranojnë publikisht, ka thënë zv/kryeministrja Kusari-Lila.