22 Janar 2025

Kusari-Lila ka kërkuar nga qeveria të marrë masa ndaj Jabllanoviqit

Prishtinë, 13 janar - Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar nga kryeministri isa Mustafa të marrë masa ndaj ministrit Aleksandar Jabllanoviq, i cili ditë më parë i ka fyer qytetarët e Gjakovës.

Ajo për ‘Epokën e re’ ka thënë se së pari është dashur të bëhet një kërkimfalje zyrtare nga e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht kryeministri Mustafa, për krejt ata qytetarë të cilët janë ndjerë shumë të lënduar nga deklarata fyese e Jabllanoviqit.

Po ashtu, sipas saj, edhe ministri Jabllanoviq është dashur t’u kërkojë falje jo vetëm qytetarëve të Gjakovës të cilët i ka fyer, po gjithë popullit të Kosovës për krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë.

Kusari-Lila ka thënë se është në kompetencë të kryeministrit Mustafa nëse do ta shkarkojë Jabllanoviqin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)