20 Janar 2025

Kusari-Lila: Jo nuk shuhet AKR-ja

Prishtinë, 3 korrik - Zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit, AKR-ja nuk do të shuhet. Përkundrazi, ajo ka thënë se kjo parti do të vazhdojë të kontribuojë në shtetndërtimin e Kosovës dhe në forcimin e radhëve të saj.

“Në asnjë mënyrë Aleanca Kosova e Re nuk do të shuhet për shkak se ne besojmë që në skenën politike ka hapësirë dhe nevojë për AKR-në, sepse ajo çfarë ka ardhur deri më tani nga AKR-ja ka qenë vetëm pozitive për vendin tonë. Prandaj, besojmë se ende ka nevojë që AKR-ja të jetë faktor stabilizues e shtetformues me një ide e program të qartë ekonomik si dhe me vlera të mirëfillta liberal demokrate”, ka thënë Kusari-Lila në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ajo ka thënë se është absurde që një parti e cila ka kontribuar maksimalisht për shtetndërtimin e vendit të mos e kalojë pragun zgjedhor.

“Është absurde që një subjekt politik i cili kishte rol konstruktiv dhe shumë pozitiv në procesin e qeverisjes për 1 500 vota të mbetet jashtë pragut të Kuvendit të Kosovës. Mendoj se kësaj i ka kontribuar angazhimi ynë maksimal për institucionet shtetërore sepse më pak jemi angazhuar për subjektin politik. Do të thotë, kemi qenë të fokusuar në ndërtimin dhe forcimin e shtetit dhe kjo si duket i ka kushtuar AKR-së në kohën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, është shprehur Kusari-Lila.

Ajo ka bërë me dije se pas certifikimit të rezultatit zgjedhor do të mblidhen strukturat e partisë për ta analizuar humbjen e AKR-së në zgjedhjet e 8 qershorit. “Si kryesi jemi takuar pas përfundimit të procesit zgjedhor, ndërsa tani po e presim certifikimin e rezultateve për të pasur një takim së pari kryesia e partisë, pastaj Këshilli Drejtues për të diskutuar performancën, rezultatet e zgjedhjeve dhe rrugën që do të përshkojmë për para”, ka deklaruar Kusari-Lila, duke mos e përjashtuar mundësinë e ndryshimeve brenda strukturave partiake. “Krejt do të varet nga Këshilli Drejtues dhe nga vullneti dhe idetë e secilit.

AKR-ja është parti shumë demokratike, ku secili ka të drejtën ta shpreh mendimin dhe propozimin për ndryshime. Prandaj, shpresoj që shumë shpejt edhe AKR-ja do ta ketë një informatë se 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)