Kusari-Lila: Gjakovës do tia kthej identitetin
Prishtinë, 3 dhjetor - Mimoza Kusari-Lila ka thënë se qysh në fillim të zgjedhjeve e ka ditur se do ta fitojë garën për kryetare të Gjakovës përballë Pal Lekajt të AAK-së. Ajo është zotuar se do të angazhohet maksimalisht që Gjakovës tia kthejë identitetin.
Në këtë kontekst, Kusari-Lila ka thënë se alfa dhe omega e programit të saj qeverisës do të jetë zhvillimi ekonomik i Gjakovës. Kryetarja e re e Gjakovës e ka përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me Degën e AAK-së dhe PSHDK-së në Gjakovë. Konsideroj se mund të bashkëpunojmë me PDK-në, LDK-në dhe PDKI-në, ka thënë në një intervistë për Epoka e re Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se fitorja e AKR-së në Gjakovë dhe Mitrovicë është bazë e mirë që kjo parti të shënojë rezultate pozitive edhe në zgjedhjet e ardhshme nacionale.