22 Janar 2025

Kusari-Lila: Ekzekutivi duhet t’u shërbejë qytetarëve

Prishtinë, 19 gusht - Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, thotë se qeverisja në këtë komunë po ecën mirë.

Në një intervistë për “Epokën e re” ajo ka bërë me dije se është duke bërë një punë të madhe për përmirësimin e shërbimeve komunale dhe përmirësimin e ambientit të klimës së bizneseve.

Duke folur për raportet komunë - Qeveri, Kusari - Lila ka thënë se po përpiqen maksimalisht që këto raporte të jenë korrekte.

Megjithatë, ajo ka vërejtje për vizitën e fundit të kryeministrit Mustafa në Gjakovë, i cili nuk e takoi atë.

Kusari - Lila ka thënë se një gjë e tillë Mustafa nuk e bëri në komunat tjera.

“Ekzekutivi duhet t’u shërbejë qytetarëve të Kosovës, pa dallime politike, fetare, etnike apo gjinore. Mendoj se nuk ka nevojë për politizime të panevojshme”, është shprehur Kusari - Lila. /epoka e re/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)