Kurz dhe Lukić vizitojnë Kosovën
Prishtinë, 27 shkurt - Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot do të vizitojnë Kosovën ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz, si dhe Igor Lukić, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian i Malit të Zi.
Ministri Hoxhaj do të pres në takim ministrin Kurz, (sot, e enjte), me fillim në ora 11:00, në ndërtesën qendrore të Qeverisë së Kosovës, në Prishtinë.
Pas takimit, me fillim në ora 12:00, do të nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme ndërmjet dy vendeve, pas të cilave, ministri Hoxhaj dhe ministri Kurz do ti drejtohen gazetarëve me nga një deklaratë.
Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca për medie do të zhvillohen në Sallën P-32 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me fillim në ora 12:00.
Ndërkaq, ministri Hoxhaj do të pres zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Integrimit Evropian të Malit të Zi, Igor Lukić, (sot, e enjte) me fillim nga ora 12.30 në ndërtesën qendrore të Qeverisë së Kosovës.
Pas takimit, nga ora 13:15, ministri Hoxhaj dhe zëvendëskryeministri Lukić do të nënshkruajnë një Memorandum dhe më pas do të mbajnë një konferencë për gazetarë.
Konferenca për medie e Hoxhajt dhe Lukićit do të mbahet në sallën P-32, në ndërtesën kryesore të Qeverisë së Kosovës.