04 Maj 2024

Kurti:Qeveria aktuale po ia kushtëzon vetës rënien e shpejtë

Prishtinë, 15 korrik - Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti , tha se qeveria aktuale po ia kushtëzon vetës rënien e shpejtë. Kurti këto komente i bëri në mbledhjen e pestë e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes. Ai gjithashtu ka pohuar se kësaj qeverie i kanë rënë të gjitha maskat dhe se duhet bërë që të bie edhe perdja e kësaj shfaqje makabre.

Në mbledhjen e pestë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i kësaj lëvizje, Albin Kurti, institucionet qeverisësve të vendit i quajti regjim që, sipas tij, po egërsohet dhe është bërë vështirë të demaskohet ky regjim.

“Ne jemi dëshmitar se si regjimi në Kosovë, po egërsohet dhe të palarat e tyre po duken, sepse po dalin sheshit. Kurrë më parë nuk kemi pasur gënjeshtra të pabesueshme, sikurse kohëve të fundit, prej të ashtuquajturës vetëvrasjes së Dino Asanaj, e deri të mbrojtja e prodhimit vendor grek. Është bërë shumë e vështirë ta demaskosh regjimin në Kosovë, jo pse ka maskë të trashë, por se i ka rënë ajo”, tha Kurti.
Privatizimin e KEK-ut, problemet e fundit me importin e çimentos dhe takimin e kryeministrit Thaçi me Tadiqin, Kurti i ka quajtur krim ndaj këtij vendi.
“Janë me dhjetëra qeveritarë dhe miq të tyre biznesmenë, që vet i kanë paratë për ta blerë distribucionin e KEK-ut, nëse ai duhet të shitet për 26 milionë euro. Kryeministri i Kosovës me vëllezërit e tij biologjik, ka mund të blejë distribucionin e Kosovës për 26 milionë euro. Pse edhe ata nuk e blenë vet, se edhe ashtu janë më shumë biznesmen se sa politikanë. Apo ndoshta më shumë besojnë te konsorciumi ‘Çalik & Limak’, se sa te vetja e tyre. Por nëse është kështu, atëherë le të japin dorëheqje sepse, nuk e kanë vendin aty. Është e qartë se këta qeveritarë kanë borxhe personale, që po e lajnë me pasurinë publike”, tha Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes i bëri thirrje Bashkimit Evropian, që në vend që të propozimit të bisedimeve me Serbinë, të mendojë se si ta ndryshojë qasjen edhe paradigmën për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Ndryshe, Kurti në mbledhjen e pestë e Këshillit të Përgjithshëm, tha se në programin e Vetëvendosjes, janë dy shtylla themelore, të cilat e nxjerrin Kosovën nga kriza që, sipas tij, janë, shtet zhvillimor për mirëqenie dhe shtet i së drejtës për bashkim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)