Kurti viziton tregun e Therandës dhe viziton disa biznese e prodhues vendor
Therandë, 28 shtator - Albin Kurti bashkë me kryetarin e qendrës sonë në Therandë, Leonard Shala, vizituan tregun e këtij qyteti si dhe disa biznese e prodhues vendor.
Mbështetja e qytetarëve ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! po konfirmohet gjithandej nëpër Kosovë. Është pikërisht kjo rritje e mbështetjes që e ka vënë në panikë gjithë sistemin qeverisës në Kosovë.
LDK-ja e drejtuar nga Isa Mustafa dhe klani pronto i drejtuar nga Kadri Veseli e Hashim Thaçi, duke e nuhatur këtë ndërrim të gjendjes në teren, po bëjnë çmos për ta minimizuar rritjen e mbështetjes për VETËVENDOSJE!-n, duke organizuar gjithë aparatin shtetëror në sulm kundër nesh.
Por takimet me qytetarë, mesazhet e shumta dhe të gjitha sondazhet e kohëve të fundit po tregojnë që metodat e tyre janë tërësisht joefektive dhe se politika e tyre është tërësisht e demaskuar.