24 Dhjetor 2024

Kurti udhëton për në Slloveni, do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

Prishtinë, 31 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë njëditore në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.

Kryeministri Kurti do të diskutojë në panelin "Future of Europe - Enlargement", (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), pjesë e të cilit do të jenë Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Polonisë, Mateusz Morawiecki, Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, Përfaqësuesi i lartë i Bosnje Hercegovinës, Christian Schmidt, Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Zheljko Komshiq dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në panelin me temë “Future of Europe – To Stand and Withstand", (E ardhmja e Evropës – të qëndrosh dhe të përballosh) do të diskutojnë Presidentja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, Kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, Kryeministri i Republikës Çeke, Eduard Heger, Kryeministri i Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Republikës së Serbisë , z. Aleksandar Vuçiq, Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolini dhe znj. Dubravka Shuica, Nënkryetare e Komisionit Evropian për Demografi dhe Demokraci.

Në margjina të Forumit në Bled, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, për të siguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë COVID 19.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)