19 Maj 2024

Kurti: Thaçi po tradhton shtetin e Kosovës

Prishtinë, 9 mars - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, takimi i kryeministrit Hashim Thaçi me kryeministrin e Serbisë Ivica Daciq e konsideron si tradhëti ndaj Republikës së Kosovës..

Bashkëpunimi me Serbinë sipas tij paraqet tradhëti, paversisht kompetencave që mund të ketë.

“Asociacioni i komunave serbe, siç po quhet, duke qenë se po ngjizet me Daçiqin në Bruksel, është tradhti e Thaçit ndaj shtetit të Kosovës. Nuk ka rëndësi, në fund të fundit, se çfarë kompetenca do të ketë ai asociacion - me vetë faktin që po realizohet në bashkëpunim me Serbinë paraqet tradhti ndaj shtetit të Kosovës”, thotë Kurti.

Kjo Qeveri sipas tij ka hyrë në bisedime me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës dhe pa asnjë kusht për Serbinë.

Në një interviastë të gjatë për Radio Evropën e Lirë, Albin Kurti shprehet për Kosovën se është një vend i varfër, një shtet i dobët dhe në rrugë të gabuar.

Me largimin e kësaj sipas tij Qeverie mund të krijohen mundësitë për shërim ndërkoh që ka një Qeveri, e cila e shënon edhe pamundësinë e shërimit edhe përkeqësimin e mëtutjeshëm.

\"Kjo Qeveri ka hyrë në bisedime me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës dhe pa asnjë kusht për Serbinë. Ne shumë mirë e dimë që edhe në kohë të luftës Kosova i ka vënë kushte Serbisë për çfarëdo dialogu me të. Edhe në kohën e robërisë e okupimit ka vepruar njësoj. Kjo tregon që po sillemi në mënyrë më pak sovrane, sesa në kohën e luftës dhe të okupimit e robërisë serbe\"- shprehet Kurti për Evropa e Lirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)