Kurti takon ambasadorin e Kanadasë
Prishtinë, 2 korrik - Sot, në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti, bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes, Dardan Sejdiu, pritën në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, Daniel Maksymiuk.
Fillimisht në këtë takim, ambasadori Maksymiuk uroi Vetëvendosjen për suksesin në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ndërkaq, Kurti dhe Sejdiu i shprehën mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e Kanadasë për Kosovën, prej pranimit të refugjatëve shqiptar gjatë luftës e deri te njohja e pavarësisë së Kosovës.
\"Më pastaj, përgjatë takimit, u bisedua për situatën politike në Kosovë dhe sfidat për krijimin e qeverisë së re. Në veçanti u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, midis Kosovës dhe Kanadasë\", thuhet në një kumtes të LVV-së.