Kurti takon ambasadorin amerikan Greg Delawie
Në këtë takim është vlerësuar mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit, është diskutuar procesi i formimit të institucioneve të legjislaturës së gjashtë si dhe sfidat e punët që e presin qeverinë e ardhshme dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi. Po ashtu, bëhet e ditur se janë trajtuar shumë tema si ajo e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe investimeve të diasporës, marrëdhënies së Kosovës me Serbinë etj.
\"Përfaqësuesit e Lëvizjes përsëritën gatishmërinë dhe interesimin e tyre për zgjerim të partneritetit dhe thellim të aleancës së Republikës së Kosovës me ShBA-të\", thuhet në një kumtesë të VV-së.