Kurti takohet me përfaqësuesit e politikës së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar
Prishtinë, 17 shtator - Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me deputetë Visar Ymeri dhe Albulena Haxhiu pritën në takim Drejtorin për Ballkanin, Owen Jenkins dhe Beatrice Rose nga Zyra e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, të shoqëruar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff.
Në takim u diskutua për zhvillimet në Kosovë, veçanërisht për situatën politike e ekonomike.
Ndërsa theksi i takimit ishte përmbajtja e Marrëveshjes së 10 shtatorit mes LAN dhe VETËVENDOSJE!-s ku përfaqësuesit e Lëvizjes sqaruan qëndrimet në lidhje me të.
Po ashtu në këtë kontekst u diskutua dhe për qëndrimin dhe zhvillimet që priten në seancën e nesërme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.