05 Maj 2024

Kurti: Rrezik nëse Serbia avancon në integrime para shqiptarëve

Prishtinë, 24 dhjetor - Udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se vendimi që Serbia të mos marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian është lajm i mirë jo vetëm për Kosovën por edhe për Shqipërinë.

Kosova sipas tij duhet të zbatojë masa të ndërsjella politike dhe ekonomike me Serbinë e cila me asgjë nuk e ka ndryshuar qasjen e saj ndaj Kosovës.

\"U bë shumë mirë që Serbia nuk e mori statusin e vendit kandidat. Është e rrezikshme, jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, nëse Serbia avancon në integrime evropiane para nesh, sepse ajo ëndërron që t’ua bëjë shqiptarëve atë që Greqia ia bënë Maqedonisë\", ka vlerësuar Kurti.

Mirëpo, në të njëjtën kohë sipas tij nuk ka vend për entuziazëm të madh, meqenëse Serbisë vetëm i është shtyrë për tre muaj statusi i vendit kandidat.

\"Nëse shqiptarët si institucione, si shoqëri si komb, kudo që janë, punojnë shumë, atëherë ne do të mund t’ia shtyjmë sërish Serbisë statusin e vendit kandidat, sepse besoj që angazhimi jonë është i rëndësishëm.\"

\"Mos harroni se shqiptarët janë e vërteta e Serbisë, e tillë çfarë e kemi njohur gjithmonë, pra një teokraci militariste, e cila e prodhoi Milloshevicin e sot prodhon Milloshevic të tjerë më të sofistikuar.\"

Viti 2011 sipas Kurtit se do të mbahet mend si vit i rezistencës së Kuvendit të Republikës së Kosovës ndaj qeverisë së Republikës së Kosovës, si vit i përpjekjeve për të mos lejuar që Republika parlamentare e Kosovës, të degradojë në republikë qeveritare të kryeministrit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)