23 Dhjetor 2024

Kurti priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

Prishtinë, 25 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika dhe përfaqësuesit e këtij këshilli.

Përfaqësuesit shqiptar nga Mali i Zi e njoftuan kryeministrin për objektivat e punës së këtij këshilli, në fushat të cilat janë me interes jetësor për shqiptarët. Theksuan qëllimin për zhvillimin e aktiviteteve me qëllim të parandalimit të ndryshimit të strukturës etnike të popullsisë në zonat ku jeton popullata autoktone shqiptare.

U bisedua për thellimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe avancimin e identitetit kulturor e gjuhësor. 

U theksua nevoja për mbështetje nga Republika e Kosovës për çështje të arsimit në gjuhën shqipe në Malin e Zi, si dhe për realizimin e projekteve të ndryshme kulturore që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. 

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi: Smajl Maliq Çunmulaj, Nënkryetar i Këshillit Kombëtar përfaqësues nga Malësia; Bujar Hasangjekaj, Kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë; Ali Gjeçbritaj, mësimdhënës në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krajë, përfaqësues i Krajës dhe Tivarit; Ali Daci, mësimdhënës në shkollën fillore “Dacaj” në Rozhajë, përfaqësues nga Rozhaja; si dhe Ariana Zherka–Hoxha, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Hydajet Hyseni, kryesues i grupit të miqësisë me Malin e Zi, dhe Gani Krasniqi, kryesues i grupit të miqësisë me Shqipërinë.


                                         



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)