Kurti: Pazarxhinjtë po e shesin Kosovën
Sipas tij me dialogun teknik, fillimisht të udhëhequr nga Edita Tahiri, Serbia e fitoi statusin e vendit kandidat, ndërkaq me dialogun politik që po e udhëheq Thaçi, ajo do ta fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE,
Ne këtu jemi të flasim për negociata që po e vëjnë në pazar Kosovën, sepse kemi pazarxhinj që e udhëheqin Kosovën, e të cilët edhe do ta shesin të tërën deri në fund të udhëheqjes, ka thënë ai, duke shpjeguar se si negociatat që po zhvillohen e kanë për temë Kosovën, derisa po bëhen për interes të Serbisë.
Sa i përket veriut të Kosovës ai tha se Lëvizja Vetëvendosje beson se mund të integrohet veriu por duhet vullnet dhe program, që qeveritarët nuk e kanë.
Ndërkaq para të pranishmëve në këtë tribunë Kurti prezantoi 13 pikat për integrimin e veriut, pika këto që janë prezantuar për herë ta parë në vitin 2008.