Kurti: Patrioti nuk mundet me qenë i kufizuar në kohë, por duhet terë jetën
Prishtinë, 25 mars - Kryeministri Albin Kurti në replikën ndaj
deputetit të AAK-së i është përgjigju se nuk e konteston e as që e ve në
dyshim patriotzimin e Haradinajt gjatë luftës, para luftës dhe pas
luftës, por jo për demarkacionin për të cilin nuk kishin qëndrimin
demokratik.
"Me demarkacion i dhat 82 kilometra katror për një çerek metri katror sa është ulësja këtu, u paguat për atë punë, pra ky
është problemi", ka theksuar Kurti.
Patriot sipas tij nuk
mundesh me qenë i kufizuar në kohë, por duhet terë jetën. "Ka shumë
njerëz që kanë qenë patriot dhe mandej jo patrito e thënë butë e para."
E
dyta kush do që ka luftu, kush do që ka rezistuar, kush do që ka mbajt
burg, kush do që ka qenë viktimë sipas kryeministrit Kurti ka qene për
ketë vend, s'ka qenë për një vend të huaj, ka qenë për ketë vend, normal
është më luftu për vend tendë.
Ai ka shtuar me tutje se "është
gjeja me normale prandaj nuk është mirë me ja tepru fort me mburrje se
për vendin tend ka qenë se po del diqysh se nuk e ke dasht vendin tendë
dhe tash po do një far lloj shpërblimi me qense paske luftu për vendin tënd."
Kurti po ashtu konsideron se është gabim kjo qasje. "Edhe fëmijët është gabim me i mësu me ketë çështje, brezat e rinjë është
gabim me i mësu me ketë qasje. Angazhimin për kombë edhe për këtë vend e
kemi borxhe e kemi obligim."
"E pikërisht qasja e gabueshme qe
keni pasur ju ka sjell në situatën kur luftëtari duhet te shpërblehet
me naj shtëpi në Marigonë, me naj biznes, me naj terminal doganor me naj
kompani me do hektar tokë bujqësore që i shndërron ne motele në
autostradë e kjo është gabim, prandaj jemi ne këtë situat ku jemi. Me
falni po ku është logjikë mercenari, mercenari shkon në luftë dhe
paguhet po këtu po i bjen se duhet me marr vet se kerkush nuk të paguan.
"
"Luftëtari i vërtet është i cili nuk merr asgjë me shumë edhe kësi janë shumica dërmuese 99 për qind asnjë përqind të luftëtarëve nuk
i keni në pushtet, por këta që me pak se një përqind i keni në pushtet i
keni në televizor dhe ata të tjerët nuk i keni asnjëherë në televizor", ka deklaruar në fund kryeministri Kurti.