20 Janar 2025

Kurti: Pasardhësit e Sheshelit nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 27 maj - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është e pamundshme deri sa në udhëheqje janë pasardhësit e Sheshelit.

Sipas Kurtit, ata që e përkrahin të drejtën e vetëvendosjes dhe pavarësinë e Kosovës në Serbi nuk i përkrahë as Bashkimi Evropian.

Kurti në emisionin ‘Rubikon’ të KTV-së, ka thënë që kjo politikë e Serbisë duhet të ndërrohet dhe se krerët e institucioneve tona nuk duhet të bisedojnë me ta.

“Në Serbi që një shekull është e njëjta linjë e politikës. Nëse donë ta marrësh vesh kush është Serbia pyeti shqiptarët”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për çështje të tjera, si aderimet nëpër parti politike, për dialogun me Serbinë etj.

“Është gjë e natyrshme që Ramiz Kelmendi të shkojë te Thaçi sepse në një farë mënyre po rehabilitohen kampet shoqërore”, tha ai.

Ndërkaq ripërsëriti qëndrimin e VV’së, se dialogu me Serbinë do të mund të vazhdohet vetëm me disa kushte.

“Duke ia kushtëzuar dialogun me ndryshime kushtetuese ku shkruan se Kosova është pjesë e Serbisë, me kërkim faljen, me pagimin e dëmeve të luftës, me reciprocitet. Dialogun me Serbinë do ta zëvendësojmë me serbët e Kosovës. Integrimi ndodhë nëpërmjet barazisë shoqërore dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Kurti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)