16 Janar 2025

Kurti: Oportunizmi i Prishtinës komplementar me hipokrizinë e Beogradit

Prishtinë, 2 maj - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur sërish sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me dialogun për marrëveshjen në Bruksel mes kryemistrave Thaçi-Daçiq.

Sipas tij, sa herë që ka pasur bisedime e negociata mes Kosovës dhe Serbisë janë përdorur serbët e Kosovës dhe Prishtina zyrtare dëshiron integrimin e tyre.

\"Dialogu politik në Bruksel midis Thaçit e Daçiqit, nga qeveria e Kosovës argumentohet edhe me nevojën për integrimin e serbëve të Kosovës\" theksoi ia.

\"Në fakt, sa herë që kemi pasur bisedime e negociata midis Kosovës e Serbisë janë përdorur serbët e Kosovës: nga Prishtina zyrtare kinse për integrimin e tyre, kurse nga Beogradi zyrtar kinse për mbrojtjen e tyre.\"

Qeveria e Kosovës sipas tij flet për integrimin e serbëve që të jetë sa më e pranueshme nga faktorët ndërkombëtarë dhe t’ua zbusë zemrën atyre që ia kanë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkaq, Qeveria e Serbisë flet për mbrojtjen e serbëve në Kosovë për ta rritur hegjemoninë e vet, me ç’rast serbët lokalë janë mjeti për territor dhe pasuri natyrore e jo anasjelltas.

Kësisoj siç ka thënë Kurti oportunizmi i Prishtinës bëhet komplementar me hipokrizinë e Beogradit.

Integrimi i vërtetë dhe i qëndrueshëm është integrimi shoqëror e jo ai institucional. Për integrimin institucional do të mund të thuhej se është i nevojshëm por kurrsesi i mjaftueshëm. Integrimi institucional është integrimi përfaqësuesve të serbëve dhe jo i serbëve. Prandaj, integrimi i kufizuar tek ai institucional është i brishtë.

\"Kujtojeni p.sh. rastin e Oliver Ivanoviqit i cili për tetë vjet rresht ishte integruar në institucionet e Kosovës por e dimë se ku është sot dhe çka bën atje. Integrimi institucional është elitar, është integrim i elitës.\"

\"Përmes këtij integrimi diku mirëmbahet e diku edhe prodhohet elita por nuk integrohet komuniteti\"- thote Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)