27 Dhjetor 2024

Kurti: Nuk dorëzohem në polici, as nuk shkoj në gjykatë

Prishtinë, 28 shkurt - Lideri i lëvizjes “Vetëvendoje”, Albin Kurti, tha se përmes gjykimit të tij, EULEX-i po synon ta ndaloj qëllimin e kësaj lëvizjeje për përfshirjen eventuale në politikë me pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat do të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Këto komente Kurti i bëri në kohën kur Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës së Qarkut po e kërkon atë në mënyrë që ta detyroj të merr pjesë në seancat gjyqësor kundër tij. Por, Kurti ka mohuar mundësinë e dorëzimit të tij në polici, dhe pjesëmarrjen në seancën e radhës gjyqësore, e cila do të mbahet më 2 mars.

“Mendoj që EULEX-i neve na ka problem edhe nëse garojmë apo jo në zgjedhje. Viti 2010 është vit shumë i rëndë dhe i vështirë për Kosovën dhe ata frikësohen se mund të ketë ndonjë shpërthim të pakënaqësisë të cilës mbështjelljen politike do t’ia jepte Vetëvendosja... Unë nuk do të dorëzohem në polici vullnetarisht, po ashtu nuk do të shkojë as në seancën e ardhshme që është planifikuar të mbahet në 2 mars me qenë se konsideroj që EULEX është një mision jo-demokratik, i cili nuk e pranon pavarësinë e Kosovës”, deklaron Albin Kurti, Lider i lëvizjes “Vetëvendosje.

Arrestimin e tij nga Policia e Kosovës, Kurti e konsideron si joserioz, duke pasur parasysh se ai ende vazhdon të ec i lirë nëpër rrugët e Prishtinës.

“Mendoj që nuk ka pasur vullnet shumë të madh nga Policia e Kosovës, duke filluar edhe nga policët e thjeshtë që të vihen në kërkimin timin dhe kjo është arsyeja që unë jam në liri. Por në anën tjetër mbase ka shumë interes dhe vullnet nga kreu i policisë dhe nga EULEX-i që unë të arrestohem. Sido që të jetë unë do të mbesë në liri, do të mbesë jashtë burgut në momentin kur unë do të has në polic të cilët zakonisht janë njësi speciale të EULEX-it ose polic të tjerë të Kosovës të cilët u janë nënshtruar plotësisht EULEX-it”, shton Albin Kurti.

Ndryshe, EULEX-i ka rinisur procesin e lënë në gjysmë nga UNMIK-u kundër Albin Kurtit, i cili akuzohet për “pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)