15 Janar 2025

Kurti në Bruksel për formimin e qeverisë së re të Kosovës

Bruksel, 29 qershor - Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i përbërë nga Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, Kryetari, Visar Ymeri, dhe Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, u prit sot në takim nga Komisioneri i BE-së për negociatat e zgjerimit dhe politikat e fqinjësisë, Johannes Hahn.

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i bëri të ditur Komisionerit Hahn rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë që e kanë nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje si subjekti më i madh politik në Kosovë me një dallim të theksuar në numër deputetësh në raport me partitë e tjera politike.

Në një komunikatë për media thuhet se delegacioni shpalosi prioritetet e programit qeverisës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke shprehur me përgjegjësi të plotë vullnetin dhe gatishmërinë për ta drejtuar qeverinë e re të Kosovës.

\"Gjithashtu delegacioni theksoi vullnetin për ta përshpejtuar procesin e përparimit të integrimit të vendit drejt BE-së, veçanërisht duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik që krijon punësim dhe që e zbutë pabarazinë shoqërore, si dhe nevojën për nisjen e dialogut me pakicat në Kosovë, e veçanërisht me pakicën serbe, në funksion të integrimit përmes zhvillimit ekonomik, ku barazia e qytetarëve do të jetë parim udhëheqës i qeverisjes\", thuhet në komunikatë.

Nga ana e tij, Komisioneri Hahn shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me atë qeveri të re të Kosovës që do të formohet pas këtyre zgjedhjeve, dhe nënvizoi rëndësinë që ka për Bashkimin Evropian themelimi sa më i shpejtë i qeverisë së re të Kosovës.    

Takimi me Komisionerin Hahn e ka përmbyllur vizitën triditore në Bruksel të delegacionit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku janë kryer takime të shumta frytdhënëse me një numër eurodeputetësh të Parlamentit Evropian si dhe me përfaqësues të Komisionit Evropian, për të diskutuar mbi situatën e re politike të krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe në lidhje me formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)