Kurti: Marrëveshje personale e Thaçit që saboton shtetndërtimin
Gjatë një konference për mediat, Kurti u shpreh se në 15 pikat e marrëveshje të nënshkruar në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë sabotohet shtet-ndërtimin e Kosovës.
Kjo marrëveshje e ndryshon Planin Ahtisarit, më të cilin serbët kanë qenë të pa kënaqur. Pra, kjo marrëveshje legalizon strukturat e Serbisë në Kosovë. Më këtë marrëveshje personale të Thaçit, sabotohet shteti i Kosovës. As një pikë nga ky pajtim nuk është e mirë për Kosovën, tha Kurti.
Ndërsa Shpend Ahmeti nga VV-ja tha se ky pajtim i Thaçit saboton shqiptarët veriut të Mitrovicës dhe ata të Luginës së Preshevës
Vetëvendosje është i vetmi subjekte në Kosovë që nuk ka shprehë iluzione për këtë pajtim. Ky pajtim i Thaçit saboton shqiptarët veriut të Mitrovicës dhe ata të Luginës së Preshevës, tha Ahmeti.
"Analiza jonë ka qenë logjike, prandaj e saktë përveçse e vërtetë: duke i kuptuar premisat e dialogut, mund ta parashikosh rezultatin."
Dialogu pa kushte për Serbinë e për çështje të brendshme të Kosovës sigurisht që nuk është as i drejtë, as i mirë e as i dobishëm.
Dialogu politik i Thaçit i sakrifikoi edhe shqiptarët në veri të Ibrit edhe ata në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc për hir të pushtetit të këtij në Prishtinë.
Po ashtu, për më pak se një vit, Thaçi me këtë dialog ua ka mundësuar reahabilitimin politik, ndërkombëtar e historik kriminelëve Daçiq, Nikoliq e Vuçiq.
"Ky jo vetëm që nuk po i ndihmon shtetit të Kosovës e po e rrënon atë, por po i ndihmon shtetit të Serbisë dhe figurave më të errëta atje". theksoi Ahmeti.