Kurti: Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit
Prishtinë, 14 shkurt - Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar para pak çastesh.
Kurti para mediave ka thënë se sot është ditë e bardhë dhe e ndritshme ashtu siç do të jetë ardhmja.
“Sot është ditë e bardhë,e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit, me dashur për vendin duhet të votojmë”, theksoi ai para mediave.
I pyetur se a beson se do fitoj mbi 50 për qind të votave, Kurti tha se fjalën e kanë qytetarët.
“Fushata ka përfunduar pardje sot e kanë fjalën qytetarët”, tha ai.