Kurti kërkon debat të drejtpërdrjetë më Thaçin
Prishtinë, 8 korrik - Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një njoftim për shtypin ditën e sotme, i bëri ftesë publike kryeministrit në largim, Hashim Thaçit, për të zhvilluar një debat të drejtpërdrejtë në televizionin publik.
Sipas Kurtit, nëpërmjet një debati të drejtpërdrejtë, palët mund të diskutojnë mbi parimet, idealet, bashkimin kombëtar, ndërprerjen e dialogut me Serbinë dhe çështjet tjera politike, sociale dhe ekonomike të vendit.
Duke i konsideruar këto, parimet kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti e ftoi Hashim Thaçin për të diskutuar mbi to:
Sot, kryeministri në ikje kishte nisur të shqetësohej për idealet e parimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kishte filluar të përmendë bashkimin kombëtar. I bëj ftesë publike Hashim Thaçit për debat të drejtpërdrejtë në televizionin publik, tha Kurti.